Rreth E-mma

E-mma është një organizatë franceze jo-fitimprurëse e themeluar në 2013 nga studentët e Epitech, e cila promovon diversitetin gjinor në fushat e teknologjisë, pothuajse ekskluzivisht të mbizotëruara nga meshkuj.

Prezente në 13 qytete franceze, E-mma gjithashtu ka një shtrirje ndërkombëtare përmes zyrave të saj në Spanjë (Barcelonë), Shqiperi (Tiranë) dhe Belgjikë (Bruksel).

Duke u bërë ura lidhëse midis fëmijëve dhe shkencave kompjuterike, ne sjellim më shumë diversitet në komunitetin e IT, një aspekt thelbesor i së ardhmes.

Përmes aktiviteteve të kodimit, ne u prezantojmë shkencat kompjuterike vajzave dhe djemve, në menyrë që ata të konsiderojnë hyrjen në këto fusha si zgjedhjen e karrierës së tyre profesionale.

Me qasjen tonë gjithëpërfshirëse, ne jemi të vendosur të rrisim numrin e femrave që punojnë në fushat e teknologjisë.

Meso më shumë rreth

Aksionet tona

Ne prezantojmë programim tek fëmijet dhe të rriturit mbi 7 vjet. Përmes seancave tona të ndryshme të kodimit dhe konferencave, ne synojmë të rrisim ndërgjegjësimin per rëndësine e shndërrimit të teknologjisë në një fushë gjithëpërfshirëse për të gjithë.

E-mma ka ndërtuar një ekip prej 500 zhvilluesish softuerësh femra dhe meshkuj, të cilët mbikqyrin seminaret e kodimit për femijë dhe të rritur, dhe synojnë ndërgjejësimin mbi diversitetin gjinor në sektorin e teknologjisë përmes organizimit të konferencave inspiruese dhe aktiviteteve të ndryshme të kodimit.

E-mma synon të thyejë stereotipet në fushën e teknologjisë duke frymezuar vajza dhe djem të rinj, për të ndjekur potencialisht një karrierë në sektorin dixhital.

Gjatë vitit 2019, ekipi E-mma trajnoi mbi 20,000 njerëz për programim. Nga ky numër i madh i pjesëmarrësve, 60% ishin vajza dhe gra , të ciltat u trajnuan në gjuhë të ndryshme programimi.

#KodoniNgaShtepia

Që prej fillimit të karantinës, E-mma nisi iniciativen #KodoniNgaShtepia, për fëmijet e grupmoshës 8 deri 12 vjeç dhe 13 deri 16 vjeç.

Iniciativa #KodoniNgaShtepia është një program i mbështetur nga Sekretari Francez i Shtetit për Dixhitalizim, Cédric O dhe Sekretarja Franceze e Shtetit për Barazinë Gjinore, Marlène Schiappa. Ky program u propozon fëmijëve aktivitete kodimi online.

Gjatë periudhës 3-mujore të karantinës, 1270 vajza dhe djem të grupmoshës 8 deri 16 vjeç morën pjesë në këtë program nga shtëpia.

Ne patëm kënaqesinë e madhe të jepnim trajnime për programim për 48% të vajzave nga mosha 8 deri 12 vjeç dhe 40% të vajzave nga mosha 13 deri ne 16 vjeç.

Mësoni më shumë rreth nismave tona
Trajnime programimi
Tech Talks & Konferenca
Hackathons
Mentorime

E-mma Skuadra e Lidershipit

Dipty Chander

Presidenti

Kevin Gouasbault

Vlerat

Britta Yaro

Head of Digital Communication

Djenaba Bah

Head of Regional Coordination

Delphine Godet

Regional Coordination Manager

E-mma IT

E-mma IT është një entitet i organizatës E-mma që mbkëqyr aktivitetet e kodimit në distancë ose personalisht.

Me nje ekip prej mbi 500 zhvilluesish softueresh femra dhe meshkuj, ekipi i E-mma IT krijon materiale të reja kodimi dhe udhëheq fëmijët gjatë çdo seance kodimi me një qasje pedagogjike, të thjeshtë dhe logjike të zgjidhjes së ushtrimeve më të komplikuara të kodimit.

Çdo dege rajonale ka ekipin e saj Emma IT.

Në vitin 2019, E-mma IT mbikëqyri më shumë se 400 evente, në degët tona në të gjithë Europën.

A jeni student i Epitech ?

E-mma po kerkon trajnere të IT-së në Francë, Shqipëri, Spanjë dhe Belgjikë.

Dëshiron të marësh pjesë në mbikqyrjen e aktiviteteve tona, të krijosh permbajtje te re teknike apo të kontribuosh në promovimin e Diversitetit ne Teknologji? Bëhu pjesë e E-mma IT sot!

▶ Bëhu pjesë e E-mma IT

E-mma në të gjithë botën

E-mma ka 16 degë në Europe, përfshirë 13 zyra në qytetet kryesore të Francës dhe në mbarë botën.

Mungesa e diversitetit gjinor në teknologji është një problem global dhe asnjë vend në botë nuk e ka zgjidhur hendekun gjinor sot prezent në teknologji. Kjo është arsyeja pse ne duam të zgjerojmë kufijtë tanë në më shume shtete në menyrë që të arrijmë më shumë vajza dhe djem.

Në 2018 - 2019 hapëm degët në Spanje, Shqipëri dhe Belgjikë dhe për të vazhduar me shtrirjen tonë ndërkombëtare, tani po punojmë për hapjen e degëve tona të reja në Gjermani, Shtetet e Bashkuara dhe Afrikë.

Zyrat qendrore dhe ekipi ekzekutiv i E-mma është i vendosur në Paris, dhe secila degë rajonale ka ekipin e saj lokal të E-mma dhe E-mma IT.

Një përfaqësues rajonal qëndron në krye të secilës degë rajonale dhe menaxhon ekipet lokale E-mma si dhe është ura e komunikimit me degët në qytetet dhe shtetet e tjera.

Më tepër informacione për degën rajonale më të afërt me ju

Ne jemi të lumtur të bashkëpunojmë me